Trump para takimit me Putin: Nëse diskutimi nuk shkon mire do të…

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë para se të nisej për në Alaska, theksoi se nëse nuk do të ketë mirëkuptim në diskutimin me homolgun e tij rus, sipas tij, takimi do të mbyllet shumë shpejt.

Do ta kuptojmë menjëherë pozicionin e secilit. Dhe unë do ta di brenda dy, tre, katër apo pesë minutave nëse do të kemi një takim të mirë apo jo,” theksoi Trump.  

Trump shtoi se nëse takimi do të jetë pozitiv,  do të arrihet paqja e shumëpritur në Ukrainë.

Nëse është një takim i keq, do të përfundojë shumë shpejt. Por nëse është i mirë, atëherë do të arrijmë paqen në një të ardhme shumë të afërt,” shtoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *