Trump trondit me deklaratën/ Ky është qyteti amerikan që e quan më të rrezikshëm në glob

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u zotua sot se do të zgjidhë problemin e kriminalitetit në Çikago, të cilin e quajti ‘qyteti më i rrezikshëm në botë’.

Do ta zgjidh problemin e kriminalitetit, ashtu siç e bëra tashmë në Uashington”, shkroi ai në një postim në platformën Truth Social, duke iu referuar dislokimit të forcave federale.

Pas Los Anxhelosit në qershor dhe Uashingtonit në mesin e gushtit, Trump paralajmëron se mund të dërgojë agjentë federalë dhe ushtarë edhe në qytete të tjera të drejtuara nga Demokratët, si Çikago, Nju Jorku, Baltimora apo Bostoni.

Çikago është kryeqyteti botëror i vrasjeve”, shkroi ai me shkronja të mëdha në postimin e tij.

Guvernatori Demokrat i Illinois-it, J.B. Pritzker, e akuzoi Trump, të cilin e ka quajtur më herët ‘diktator’, se po përdor ushtrinë për të vënë në pikëpyetje zgjedhjet e mesmandatit që do të mbahen në nëntor 2026.

Si Pritzker ashtu edhe guvernatori i Marylandit, Wes Moore, e akuzuan Trump-in se ‘po shpik kriza’ për të justifikuar dërgimin e forcave federale në shtetet e kontrolluara nga Demokratët. Baltimora, një tjetër qytet në shënjestër të presidentit republikan, ndodhet në Maryland.

Në reagimin e tij, Trump u kundërpërgjigj: “Pritzker ka nevojë urgjentisht për ndihmë, thjesht ende nuk e di.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *