Trump: Para një viti ishim ‘të vdekur’, falë tarifave sot SHBA…

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, theksoi se tarifat po e bëjnë ‘Amerikën përsëri të madhe’.

Trump tha se para një viti SHBA ishte një vend i vdekur, ndërsa sipas tij sot është rigjallëruar dhe është bërë vendi ‘më dinamik’ në botë.

Tarifat po e bëjnë Amerikën përsëri të madhe dhe të pasur. Ato u përdorën me sukses kundër SHBA-së për dekada të tëra dhe, së bashku me politikanë vërtet budallenj, patetikë dhe të korruptuar, patën një ndikim shkatërrues në të ardhmen, dhe madje edhe në mbijetesën e vendit tonë. Tani situata ka ndryshuar plotësisht dhe Amerika i është kundërvënë me sukses këtij sulmi tarifash të përdorura kundër saj. Një vit më parë Amerika ishte një vend i vdekur, tani është vendi më dinamik në botë. Urime të gjithëve!”, shkroi Trump në platformën e tij Truth Social.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *