Takim miqësor në Zyrën Ovale/ I njëjti gazetar e pyet sërish Zelenskin për veshjen

Mes diskutimeve të nxehta rreth paqes dhe luftës në Ukrainë, një moment i gëzuar ndodhi në Zyrën Ovale kur një gazetar dhe presidenti i SHBA-së, Donald Trump, vunë re veshjen e Volodymyr Zelenskit në këtë takim.

Dukesh shumë mirë me atë kostum“, tha gazetari Brian Glenn i Real America’s Voice, i cili kishte komentuar zgjedhjen e Zelensky gjatë vizitës së tij në Shtëpinë e Bardhë në shkurt.

Më pas, Trump komentoi duke iu drejtuar gazetarit dhe duke i hedhur dorën në shpatull Zelenskit: “Thashë të njëjtën gjë.

Presidenti amerikan u kujtoi Zelenskit se ishte i njëjti gazetar që e pyeti edhe në takimin e shkurtit, po në të njëjtin vend, për veshjen.


E mbaj mend, ti ke veshur të njëjtin kostum, unë ndërrova, ti jo,” iu përgjigj Zelenski gazetarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *