Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenski, njoftoi se të hënën do të udhëtojë drejt Uashingtonit për një takim me homologun e tij amerikan, Donald Trump.
Zelenski shprehu mirënjohje ndaj SHBA-së dhe vetë presidentit amerikan.
“Të hënën do të takohem me Presidentin Trump në Uashington për të diskutuar të gjitha detajet mbi përfundimin e luftës dhe vrasjeve. Jam mirënjohës për ftesën,” deklaroi ai.
Sipas burimeve pas bisedës telefonike me Zelenskin, presidenti Trump zhvilloi konsultime edhe me udhëheqësit e NATO-s.









