Takimi Trump–Zelenski / A rrezikon presidenti ukrainas një pritë të dytë?

Ditën e nesërme të gjithë sytë do të jenë nga Uashingtoni, ku presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski do të pritet në Shtëpinë e Bardhë nga homologu i tij amerikan, Donald Trump.

Sipas burimeve lokale, në këtë takim nuk do të ketë as qilim të kuq, as paradë avionësh dhe as duartrokitje në momentin e mbërritjes së Zelenskit në Uashington.

Duke kujtuar episodin e muajit shkurt, Trump ishte tallur me presidentin ukrainas për shkak se ky i fundit nuk kishte veshur kostum, duke i përsëritur disa herë se “nuk ka kartat për të folur apo për të dhënë llogari”. Pas takimit, Zelenski nuk ishte shoqëruar jashtë ndërtesës.

Gazeta britanike Sky News vëren se Zelenskit i rrezikohet një tjetër pritë e ftohtë në Zyrën Ovale dhe se ai duhet të paraqitet si i gatshëm për paqe, duke pranuar kushte që më parë konsideroheshin të papranueshme, mes tyre edhe lëshime territoriale.

Zhgënjimi i Kievit dhe i liderëve evropianë lidhet me faktin se, sipas tyre, Trump duket se ka braktisur idenë e një armëpushimi pa kushte dhe të një paqeje të qëndrueshme në Ukrainë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *