‘Ne do ta çlirojmë atë nga  Hamasi’/ Ushtria izraelite përgatitet për pushtimin e Gazës

Pavarësisht presionit të vazhdueshëm nga ndërkombëtarët, ushtria izraelite po përgatit planet për operacionin e pushtimit të plotë të Gazës.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, pas 22 muajsh përballet me kritika dhe presion të madh ndërkombëtar. Lidhur me operacionin e pritshëm, ai thekson se Gaza nuk do të pushtohet, por, sipas tij, do të ‘çlirohet’ nga rebelët e Hamasit.

Ne nuk do të imponojmë pushtim në Gaza, ne do ta çlirojmë nga Hamasi”, deklaroi Netanyahu.

Sipas burimeve izraelite, plani parashikon fillimisht kthimin e të gjitha pengjeve dhe demilitarizimin e Rripit të Gazës, i cili do të vendoset nën kontrollin e Izraelit derisa të krijohet një administratë alternative, që nuk do të jetë as e Hamasit dhe as e Autoritetit Palestinez.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *