Sulmuesi shqiptar Vedat Muriqi nuk e ka nisur mbarë sezonin e ri në La Liga.
Ai u përjashtua me karton të kuq pas një ndërhyrjeje të ashpër ndaj portierit të Barcelonës, Joan Garcia, në minutën e 37-të.
Fillimisht arbitri i ndeshjes e ndëshkoi me karton të verdhë, por pas rishikimit në VAR vendimi u ndryshua në karton të kuq, duke e detyruar Muriqin të linte fushën para kohe.
Barcelona dominoi takimin ndaj Mallorcas dhe u largua me një fitore të pastër 0-3, duke nisur fuqishëm kampionatin.









