VIDEO-Momente dramatike në Siçili/ Ura shembet ndërsa makinat po kalonin

Momente paniku janë përjetuar në urën San Xhuliano, pranë qytetit Randaco në provincën e Katanias, kur pjesë të strukturës filluan të shkëputeshin e të rrëzoheshin, ndërsa mbi të vijonin të kalonin automjete.

Pamjet e filmuara janë njëkohësisht, kur copa betoni dhe dheu bien në humnerë, teksa makinat vazhdojnë të lëvizin mbi urë.

Falë reagimit të menjëhershëm të drejtuesve, u shmang tragjedia, pasi qarkullimi u ndërpre menjëherë dhe fatmirësisht nuk pati të lënduar.

Autoritetet kanë mbyllur urën dhe kanë nisur punimet e emergjencës. Videoja që po qarkullon në rrjet ka nxjerrë në pah gjendjen e degraduar të infrastrukturës, e cila ishte shpallur problematike prej kohësh, duke u rënduar edhe më shumë nga reshjet e fuqishme të ditëve të fundit.

Shembja ka ndërprerë lidhjen rrugore mes Randacos dhe disa komunave të provincës së Mesines, duke krijuar rrezik izolimi për banorët. Randaco, me mbi 8 mijë banorë, është qendra më e afërt urbane ku kryhen shërbimet bazë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *