Deputeti dhe ish-kryetari i parlamentit ukrainas, Andriy Parubiy, është qëlluar për vdekje nga një person i paidentifikuar ditën e sotme.
Kamerat e sigurisë kanë kapur dhe momentin kur Parubiy është qëlluar nga atentatori, i cili është në kërkim nga autoritetet lokale.
Nga pamjet filmike, vrasësi shihet duke pritur që deputetit ukrainas t’i afrohet në një trotuar të qytetit të Lvivit.
Sipas burimeve, autori e qëlloi tetë herë Parubiyn.
Autoritetet dyshojnë se vrasësi ka qenë një person, i cili është i lidhur me botën e krimit, dhe që shpërndan lëndë nakrotike në zonë.
Des images montrent un tueur ouvrant le feu avec un pistolet en direction d'Andriy Parubiy ; au moment du meurtre, la victime est cachée des caméras de surveillance par des arbres, mais le tireur avec un sac Glovo est bien visible.🤬 https://t.co/Uxy1Efotxv pic.twitter.com/lRcMKtBLcD
— Bounty (@JoelTarnawski) August 30, 2025
Reagim i menjëhershëm erdhi dhe nga Presidenti Zelenski, i cili e quajti një ‘ngjarje të tmershme’, dhe premtoi se do të kryhet një hetim, ku sipas tij, do të sqarojë të gjitha detajet për vrasjen e ish-kryeparlamentarit.









