Vuçiç reagon pas protestave masive: Kemi armiq të jashtëm

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pas protestave masive një natë më parë në të gjithë vendin, aludoi për armiq të jashtëm, të cilët i quajti shumë të rrezikshëm.

Vuçiç tha se nga këto protesta priten skenarë edhe më të rrezikshëm në ditët në vijim dhe shtoi se shteti do të japë përgjigjen e duhur ndaj tyre.

“Pas gjashtë ose shtatë ditësh do të shihni një veprim shumë vendimtar. Në tri ose katër ditët e ardhshme do t’ju duket sikur jemi tërhequr si shtet, sikur nuk ekzistojmë, sikur jemi të mundur. Por në një moment do të shihni gjithë vendosmërinë e shtetit serb,” deklaroi Vuçiç.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *