Zegjineja i përgjigjet Bardhit për ‘farsën zgjedhore’: Le nam, as komisionerët e tu nuk njeh…

Deputetja e zgjedhur e PS, Zegjine Çaushi i është kunrpërgjigjur akuzave të kreut parlamentar të PD, Gazment Bardhi për farsë zgjedhore në Qarkun Fier.

Ajo theksoi se komisionerët që kanë dalë në pamjet filmike, të cilët akuzohen nga Bardhi se kanë devijuar votën, sipas saj, i përkasin PD.

O gazo, po s’ka nevojë ta marrë vesh çdo ditë e gjithë dynjaja që ti nuk njohe kurrë komisionerët e PD-së në qarkun e Fierit, e jo më votuesit. Po s’ka nevojë o xhan ta marrë vesh i madh e i vogël që ti dhe qarku i Fierit nuk keni asnjë lidhje.

Dole tani me një video që ty të paskan vjedhur votën në Tërbuf. Po mirë, pyet një herë, para se të nxjerrësh nga këto perlat që nxjerr, pyet një herë si turist kalimtar që ishe, kush janë këta që po tundin kutinë.

Ja ta them unë, e ta marrin vesh të gjithë Gazo që ti vetëm drejtues politik nuk je. I pari është Behar Gjoshi, sekretari i komisionit për Partinë Demokratike dhe i dyti, Denis Murrizi, anëtar komisioni për PD-në.

Po le nam o Gazo, le nam. Del denoncon komisionerët që as nuk i njeh. Thuaj Bababufit të të çojë në Kavajë, më dëgjo mua. Ndoshta atje i njeh. Mirupafshim deri në gafën e radhës”, tha Zegjine Çaushi në një postim në rrjetet sociale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *