Zelenski: Nuk mundem t’i jap territore Putinit, nuk ma lejon kushtetuta e vendit tim

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski, gjatë një konference për shtyp në Bruksel me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, theksoi se Ukraina është e gatshme të diskutojë ndryshime territoriale vetëm si pjesë e një marrëveshjeje paqeje për t’i dhënë fund pushtimit rus, por përjashtoi kategorikisht dorëzimin e territoreve që nuk ndodhen nën kontroll rus.

Na duhen negociata të vërteta,” tha Zelenski. “Ato mund të nisin aty ku ndodhet sot vija e frontit, vija e kontaktit është pika më e mirë për diskutim.

Zelenski shtoi se shkëmbimi i territoreve është i pamundur sipas kushtetutës së vendit.

Putini ka shumë kërkesa, por nuk i dimë të gjitha. Do të duhet kohë për t’i shqyrtuar,” tha ai, duke nënvizuar nevojën për një armëpushim që të lejojë punën për një marrëveshje përfundimtare.

Zelenski pritet të udhëtojë më vonë drejt Uashingtonit, ku diwn e neswrme do të zhvillojë bisedime vendimtare me presidentin amerikan Donald Trump, në prani të liderëve kryesorë europianë, përfshirë presidentin francez Emmanuel Macron dhe kryeministrin britanik Keir Starmer.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *