Një ngjarje e frikshme ndodhi mëngjesin e sotëm në Aeroportin e Malpensës në Itali, pas një zjarri për shkak se u hodh lëndë djegëse në një nga sportelet.
Ngjarja ndodhi para orës 11:00, kur shërbimet e emergjencës morën disa thirrje për ndihmë, duke raportuar një person të shqetësuar dhe zhumra që dukeshin sit ë shtëna me armë zjarri.
Sipas burimeve ky shtetas spërkati sportelin me lëndë djegëse.
Policia erdhi menjëherë në vendngjarje dhe rrethoi vendin, kurse zjarrëfikësit neutralizuan shumë shpejt flakët.
Një video e cila ëstë bërë virale në rrjetet sociale tregon dëshmitarët që i përshkruajnë këto momente si ccmendur dhe të frikshme.









