Muller nuk ka ndërmend të tërhiqet nga futbolli, ja ku do të luajë

Pas një karriere të pandërprerë 17-vjeçare si futbollist i Bayern Munchen, Thomas Müller u largua nga bavarezët, me tituj, gola të shumtë dhe rekorde.

Sulmuesi gjerman 35-vjeçar u largua me 33 trofe, përfshirë 13 tituj kampionë të Bundesligës. Në 756 ndeshje zyrtare me skuadrën gjermane, shënoi 250 gola dhe dhuroi 276 asistime për shokët e ekipit gjatë viteve.

Aktualisht Muller është një lojtar i lirë në treg dhe nuk ka asnjë dëshirë të largohet nga futbolli.

Në deklaratën e tij, Muller konfirmoi se nuk ka ndërmend të tërhiqet, përkundrazi ai ende e ruan ‘etjen’ për sportin dhe dëshiron të vazhdojë, duke i dhënë sinjalin MLS-së dhe marrëveshjes së mundshme me ekipin e Los Anxhelosit. Ai tha se kampionati është interesant dhe mezi pret rrugëtimin e ri jashtë vendit.

Ende kam dëshirë të luaj futboll dhe për këtë arsye kam vendosur të vazhdoj patjetër. Do të mbetem futbollist. Pa dyshim do të jetë një përvojë jashtë vendit për mua, mezi po pres dhe jam shumë kurioz. MLS është natyrisht një kampionat interesant, veçanërisht me Botërorin që do të mbahet në SHBA,” theksoi Muller. Aspra News-Protothema

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *