Liverpool po përgatitet të nderojë kujtimin e Diogo Jota-s, i cili humbi jetën së bashku me vëllain e tij, André Silva, në një aksident rrugor në Spanjë më 3 korrik.
Klubi anglez ka njoftuar ndërtimin e një memoriali jashtë stadiumit ‘Anfield’, i cili do të shërbejë si pikë referimi për tifozët dhe do të përfshijë objekte të lëna nga publiku, si fanella, shalla, lule, vepra arti dhe flamuj.
Këto objekte tashmë janë mbledhur dhe ruajtur me kujdes, ndërsa një pjesë e luleve do të përpunohet dhe do të përdoret në kopshtet e qendrës stërvitore të klubit.
Liverpool po shqyrton disa ide për dizajnin përfundimtar të memorialit, ku numri 20, ai që mbante Jota në fanellë, pritet të jetë elementi qendror. Derisa të përfundojë memoriali, është krijuar një hapësirë përballë tribunës kryesore (Main Stand), ku tifozët mund të vazhdojnë të bëjnë homazhe.
Njëkohësisht, skuadra e Liverpool-it do të mbajë stemën e veçantë ‘Forever 20’ në fanellat dhe xhaketat e saj gjatë gjithë sezonit 2025–26. Gjatë turit veror në Azi, lojtarët do të zbresin në fushë me fanella që do të mbajnë mbishkrimin ‘Diogo J 20’. Para ndeshjeve miqësore në Hong Kong, Jokohama dhe në Anfield, do të vendosen kurora me lule në nder të tij.
Me ndryshimin zyrtar të sponsorit teknik nga Nike në Adidas, që hyn në fuqi më 1 gusht, stema ‘Forever 20’ do të jetë pjesë e dizajnit të ri të fanellës, e vendosur në pjesën e poshtme.
Tifozët do të kenë mundësi të shtojnë mbishkrimin ‘Diogo J 20’ në pjesën e pasme të fanellave të tyre, me të gjitha të ardhurat që do të shkojnë për fondacionin bamirës të klubit, LFC Foundation, i cili do të nisë një program të veçantë zhvillimi në futboll me emrin e Jota-s.
We wish to express our heartfelt gratitude and appreciation to everyone who has taken the time to leave tributes in honour of Diogo Jota and his brother Andre Silva at Anfield.
— Liverpool FC (@LFC) July 26, 2025
The club is now able to provide details on how it will create more permanent tributes moving forward.