‘Demokratët janë të dëshpëruar’/ Berisha: Shkojmë në Kuvend që Rama mos gëzojë mandatin e 4

Kryetari i PD, Sali Berisha, në takimin që pati me grupin e ri parlamentar theksoi se misioni i opozitës në parlament është që Rama mos e gëzojë mandatin e 4.

Berisha pranoi se demokratët janë zemërthyer dhe të dëshpëruar, por sipas tij, PD duhet të shkojë në Kuvend për të mbrojtur interesin e qytetarëve.

U them demokratëve, që mbeten zemërthyer nga vendimi i djeshëm i kryesisë, se prania jonë në Kuvend, duke qene zëri i tyre është në kushte e territ të narkodikaturës e një rëndësie të vlerësimit tim jetik për realizimin e qëllimeve tona. Është gjë madhore shumë, demokratë e demokratë nuk duhet të harroni që diktaturat nuk kanë armë të fuqishme se diktatura.

Përgjegjësia jonë është e jashtëzakonshme, qenia jonë në Kuvend si zëdhënës të tyre, është rruga e vetme për të krijuar impaktin pozitiv maksimal dhe për të vazhduar këtë betejë kundër këtij regjimi. Një strofull kriminelësh, përfaqësues të Tropilinëve të hakmarrjes për drejtësi, Çopjave, Çelëve, Bajrve, aty janë.

Ata e kanë pushtuar Kuvendin, por ne do qëndrojmë si përfaqësues të qytetareve. Në këtë mënyrë ne do të ngrihemi në lartësinë e pritshmërie dhe së bashku me demokratë të dëshpëruar, të zhgënjyer, ne përmbushim kësaj here mision më të rëndësishëm të jetës sonë. Rama rrëmbeu mandatin e katërt. Misioni jonë është të mos e gëzojë këtë mandat, ai nuk mund ta gëzojë këtë mandat”, tha Berisha. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *