‘A do të shkojë PD në parlament?’/ Berisha jep përgjigjen

Kryetari i PD, Sali Berisha, në një konferencë me gazetarët, theksoi se partia e tij nuk do të njohë zgjedhjet e 11 majit.

Ai theksoi se çdo qytetar apo opozitar që pranon rezultatin e këtyre zgjedhjeve, sipas tij, bëhet bashkëfajtor në një farsë që cenon themelet e demokracisë.

Po afrohet momenti kur PD do të marrë vendimet përkatëse, një gjë është e sigurt që PD këto zgjedhje nuk do ti njohë kurrë.

Unë deklaroj këtu se çdo shqiptar, çdo opozitar që mendon se mund të tolerohen këto zgjedhje, bëhet bashkë autor në këtë mega krim elektoral dhe shkelmon mbi idealet e lirisë. Kam përshtypjen se shqiptarët do ti përgjigjen në mënyrën më të fuqishme kësaj farse që zhvilloi Edi Rama më 11 maj.

U përket shqiptarëve dhe opozitës të ngrihen me gjithë fuqinë e tyre, të gatshme për çdo betejë për rikthimin e votës së lirë të qytetarëve shqiptarë.”, tha Berisha.

Më tej kur u pyet nga gazetarët se ‘a do të shkojë PD në parlament’, Berisha u përgjigj se ‘aksionin opozita do ta zhvillojë edhe në parlament’.

PD do ta bëjë këtë betejë kudo. Është betejë për jetën ose vdekjen e votës së lirë.” shtoi Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *