‘Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq’/ Dalin detaje të reja

Detaje të reja janë zbardhur nga dosja hetimore për vrasjen e 14-vjeçarit nga bashkëmoshatari i tij, ngjarje e ndodhur më 14 gusht në fshatin Pirg të Maliqit.

Mësohet se disa ditë para krimit, autori kishte shkuar me makinë në fshatin Zvirinë, ku xhiroi gomat para lokalit të xhaxhait të viktimës dhe më pas u largua.

Në ditën e ngjarjes, viktima dhe një shok i tij kishin shkuar në Pirg për t’u qethur. Aty panë autorin duke kaluar me makinë dhe i fishkëllyen me qëllim për t’u sqaruar.

Pas kësaj, autori ndaloi, doli nga makina dhe pas një debati mes tyre, nxori thikën. Viktima, për t’u mbrojtur, mori një karrige nga oborri i lokalit dhe e vendosi përpara trupit.

Teksa po bënte hapa pas, ai u pengua dhe në atë moment autori e goditi me thikë. E gjithë ngjarja është regjistruar nga kamerat e sigurisë së lokalit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *