‘Më vjen shumë keq, u godit aleati ynë i ngushtë’/ Trump del kundër Netanyahut

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka reaguar pas sulmit izraelit në Katar, duke shprehur se ndihet ‘shumë keq’. Trump e konsideron Katarin si një ‘aleat dhe mik të ngushtë’ të SHBA-së.

Dua që të gjithë pengjet dhe trupat e të vdekurve të lirohen dhe kjo luftë të përfundojë tani! Fola edhe me kryeministrin Netanyahu pas sulmit. Ai më tha se dëshiron të bëjë paqe. Besoj se ky incident i pafat mund të shërbejë si një mundësi për paqe,” shkroi Trump.

Ai konfirmoi gjithashtu se ka folur me Emirin dhe kryeministrin e Katarit, duke i falënderuar ata për ‘mbështetjen dhe miqësinë’ e tyre ndaj SHBA-së.

Ai e bën të qartë se vendimi për të sulmuar udhëheqësit e Hamasit në Doha u ndërmorr nga Netanyahu, dhe sipas tij, nuk ishte një vendim i marrë prej tij.

Trump thotë se bombardimi i një ‘kombi sovran dhe aleati të ngushtë’ të SHBA-së, “që po punon shumë fort dhe po merr me guxim rreziqe me ne për të ndërmjetësuar paqen, nuk i çon përpara qëllimet e Izraelit apo të Amerikës”.

Presidenti amerikan shtoi se ‘i dha menjëherë udhëzime’ të dërguarit të posaçëm të SHBA-së, Steve witkoff, që të ‘informonte katarianët për sulmin e afërt’- por shton se ishte ‘tepër vonë për të ndaluar sulmin’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *