Armenia dhe Azerbajxhani në konfliktet e tyre të përhershme për shkak të mosmarrëveshjeve territoriale, janë zotuar ditën e djeshme që t’i japin fund.
Ky hap nga të dyja vendet vjen pasi Trump ftoi në Uashington liderët e të dyja vendeve si presidentin e Azerbajxanit Iliam Ailyev, ashtu dhe kryeministrin armen Nikol Pashynian.
Aliyev dhe Pashynian në një deklaratë të përbashkët theksuan se Presidenti Trump meriton ‘Çmimin Nobel për Paqen’.
Që sot dy ish-republikat sovjetike do të respektojnë sovranitetin territorial të njëra-tjetrës dhe do të krijojnë marrëdhënie tregtare dhe diplomatike.
“Do të keni një marrëdhënie shumë, shumë të mire. Nëse nuk është kështu, më telefononi dhe unë do ta bëj të funksionojë.”, u tha Trump dy të ftuarve në Shtëpinë e Bardhë.
Kjo marrëveshje e arritur parashikon krijimin e një korridori të përbashkët për të dyja vendet, i cili do të kalojë nëpër Armeni dhe do të lidhë Azerbajxahin me enklavën e tij, Nakhiçevanin. Korridor do të quhet ‘Rruga Trump për Paqe dhe Prosperitet Ndërkombëtar’. Aspra News-iefimerida









